Brooks Nader shfaqet si lepurushja e Playboy, mahnit me veshjen provokuese gjatë xhirimeve

Bota e Yjeve

Brooks Nader shfaqet si lepurushja e Playboy, mahnit me veshjen provokuese gjatë xhirimeve

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 08:36
Brooks Nader

Modelja e njohur Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke u shfaqur e veshur si një lepurushe e Playboy-t gjatë xhirimeve të një projekti sekret filmik.

29-vjeçarja u fotografua në një studio në Los Angeles, ku ekspozoi format e saj trupore me një kostum të zi, të ngushtë dhe me dekolte të thellë.

Veshja e saj përfshinte gjithashtu një jakë të bardhë me papion të zi, si dhe mansheta në të njëjtin stil. Në kostum kishte të vendosur edhe një rozë të bardhë me logon e Playboy-t, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Image
Brooks Nader
Image
Brooks Nader

Brooks dukej elegante me një grim të theksuar të syve, vetulla të holla dhe buzë të lyera në ngjyrë rozë. Pamjen e kompletoi me flokë kaçurrela të lëshuara dhe veshë lepurushe.

Në një tjetër fotografi, modelja shihej duke folur në telefon, ndërsa flokët i kishte të vendosur në kaçurrela me kapëse.

Image
Brooks Nader

Për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet e xhirimeve, ajo u mbështoll me një rrobë të trashë gri dhe u pa duke ecur me çizme të markës Ugg.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilin projekt filmik po realizonte xhirimet Brooks Nader.

Image
Brooks Nader
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat