Billie Eilish befason me kostumin e Halloween-it, shfaqet me flokë të kaltër si personazhi i Gorillaz

Bota e Yjeve

Billie Eilish befason me kostumin e Halloween-it, shfaqet me flokë të kaltër si personazhi i Gorillaz

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 19:28
Billie Eilish

Këngëtarja e njohur amerikane, Billie Eilish, duket se nuk ka ndërmend ta mbajë gjatë pamjen e saj të re bionde, pasi ka befasuar fansat me një transformim të veçantë për Halloween.

Ajo ka publikuar në Instagram fotografi nga kostumi i saj, duke zbuluar se për këtë festë kishte zgjedhur të shndërrohej në Noodle, personazhin virtual të kitaristes nga grupi i njohur Gorillaz.

Për këtë paraqitje, Eilish kishte zgjedhur një fustan të shkurtër prej lateksi të bardhë, me detaje të kuqe, doreza të gjata deri në bërryla dhe çorape lateksi me vija, deri mbi gjunjë. Pamjen e kishte kompletuar me atlete Converse dhe një fjongo të kuqe rreth qafës.

Image
Billie Eilish

Ajo u shfaq me flokë të shkurtër në ngjyrë të kaltër të ndezur, megjithëse nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për paruke apo nëse këngëtarja kishte vendosur t'i ngjyroste flokët e saj të rinj.

Paraqitja e saj mori komente të shumta pozitive nga fansat, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe reagimi i Seye Adelekan, basistit të grupit Gorillaz, i cili i shkroi: “E ke bërë për mrekulli. Eja në koncertin tonë herën tjetër!”

Image
Billie Eilish

Edhe pse prej vitesh është shfaqur kryesisht me flokë kafe të errët, pothuajse të zinj, Billie Eilish njihet për eksperimentet e saj të shumta me ngjyrat e flokëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat