Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i dr. Ibrahim Rugova, uron dr. Vjosa Osmanin-Sadriun për presidente të Kosovës

Diaspora

Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i dr. Ibrahim Rugova, uron dr. Vjosa Osmanin-Sadriun për presidente të Kosovës

Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:22
Kryesia dhe anëtarësia e gjërë e Nëndegës së LDK-s, në Bavari

Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, e ka përcjellë me interesim të madh seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të datës 04 prill 2021, për zgjedhjën e kryetarës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmanit-Sadriut.

Mos dhënia e votave të mjaftueshme në dy raundet e para; 69, 67, irritoi në masë të madhe anëtarët e Kryesisë së kësaj Nëndege, për të cilët: “ Të gjithë ata shqiptarë që nuk e votuan, Dr. Vjosa Osmanin-Sadriun, ishin shfrytëzuesit e popullit dhe shtetit për dy dekada dhe të njëjtit nuk ia dëshirojnë të mirën shtetit të Kosovës dhe popullit të saj”.

Mirëpo, si përfundim, në këtë të diel festive, të Pashkëve, Kosovës iu shtua edhe festa e fitorës së Dr. Vjosa Osmanit-Sadriut, kryetare e Kosovës. Për anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës, shteti i Kosovës është vënë në rrugë të mbarë; për popullin shqiptarë do të ketë një të ardhme të mirë Andaj, urojmë Kosovën, popullin e saj dhe Dr. Vjosa Osmanin-Sadriun për fitoren. Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Rugovës, mbetet me shpresë se, Ju dhe Qeveria e sapo zgjedhur e Kosovës, do na e bëjë Kosovën të dashur e të joshur, sidomos për gjeneratën e tretë dhe të katërt mërgimtare.

Me respekt, Kryesia dhe anëtarësia e gjërë e Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat