U infektua me COVID-19 para se të largohet nga Kosova, Vojvoda thotë se së shpejti do të shërohet dhe t’i rikthehet fushave

Futboll

U infektua me COVID-19 para se të largohet nga Kosova, Vojvoda thotë se së shpejti do të shërohet dhe t’i rikthehet fushave

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:19
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ka rezultuar pozitiv me Coronavrius me tu rikthyer në Itali pas ndeshjeve me Përfaqësuesen e Kosovës.

Mbrojtësi i Kosovës ka 10 ditë që është duke qëndruar i izoluar dhe jashtë fushave të gjelbërta.

Por ai është i bindur se coronavirusi do të largohet shumë shpejtë nga ai dhe do të jetë përsëri në aksion.

Mbrojtësi drenicas ka postuar një foto në Instagram duke falënderuar të gjithë për mesazhet e shumta që i kanë dërguar gjatë kësaj kohe.

“Coronavirusi do të largohet shumë shpejt nga unë. Faleminderit për mesazhet tuaja”, ka shkruar Vojvoda.

25-vjeçari iu bashkua Torinos këtë verë nga Standard Liege, për 5,5 milionë euro.

Ai ka zhvilluar shtatë ndeshje me Torinon, ku ka bërë dy asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat