Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u aktivizua nga minuta e 79-të për Udinesen, në barazimin 1:1 në udhëtim ndaj Bolognas, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.
Bologna kaloi në epërsi në minutën e 43-të me golin e Zorteas, ndërsa Udinese barazoi në minutën e 67-të përmes Nicolo Zaniolos.
Vojvoda pati vetëm 11 minuta lojë në këtë përballje, ku Udinese arriti të marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim.
Pas 12 javësh kampionat, Bologna renditet në vendin e nëntë me 18 pikë, ndërsa Udinese pozicionohet në vendin e 19-të me gjashtë pikë.