Pique shmang operacionin

Futboll

Pique shmang operacionin

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:33
Pique shmang operacionin

Te Barcelona buzëqeshin përsa i përket gjëndjes së Gerard Pique.

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle do të evitojë operacionin në ligamentin e gjurit dhe me shumë mundësi do të luajë sërish në këtë sezon.

Lajmin e ka konfirmuar “Catalunya Radio” dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, spanjollin do ta shikojmë sërish në fushë në muajin prill. Fillimisht u mendua se mbrojtësi mund të qëndronte jashtë fushave për afro tre deri në tetë muaj, por Pique pritet të bëjë një fazë rikuperimi të plotë, që pritet ta ndihmojë të rikthehet më shpejt.

Në kampin katalanas nuk janë të panjohur me këtë situatë, pasi edhe në vitin 2018 u mor po ky vendim me dëmtimin që pësoi Samuel Umtiti. Francezi shmangu ndërhyrjen kirurgjikale, por rikuperimi i tij zgjati më shumë se sa ishte parashikuar. Barcelona shpreson që mos të ndodhë e njëjta gjë dhe me Pique, edhe pse kushtet e operacionit ndryshojnë në dy rastet.

Sipas planeve prilli, është muaji ideal për të parë sërish Pique në fushë, me mbrojtësin që mund të ndihmojë Barcelonën me praninë e tij në fushë në ndeshjet e fundit të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat