Platini befason: E prisja vdekjen e Maradonës

Futboll

Platini befason: E prisja vdekjen e Maradonës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Platini befason: E prisja vdekjen e Maradonës

Michel Platini, legjenda e futbollit francez, vajton vdekjen e Diego Maradonës, por pranon se ai e priste atë.

Platini nuk u befasua nga lajmi i vdekjes së Maradonës për shkak të mënyrës së jetesës që kishte legjenda argjentinase.

“Ishte një humbje e madhe për futbollin, por pas gjithçkaje që ka ndodhur në vitet e fundit, sinqerisht e prisja këtë. Unë po përgatitesha për ditën kur do të dëgjoja lajmin e vdekjes së Maradonës në radio. Po prisja një lajm të keq”. 

”E di që është e trishtuar, ky është një moment kur zemra juaj thyhet. Pastaj ka një ndjenjë nostalgjie. Unë nuk e fajësoj atë për gabimet e tij, njerëzit përreth tij kanë faj. Ata e përdorën atë dhe nuk e ndihmuan të rimëkëmbej. Më vjen për Diegon. Maradona ishte një futbollist i shkëlqyeshëm, një zot futbolli”, u shpreh Platini.

Argjentina ka shpallur tre ditë zi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat