Berisha pozitiv

Futboll

Berisha pozitiv

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:45
Berisha pozitiv

Pas Thomas Strakoshës, edhe gardiani tjetër i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i SPAL-it nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet se pas angazhimeve me ekipin Kombëtar, 31-vjeçari është infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Berisha është aktualisht i karantinaur, teksa klubi italian bën me dije se lojtari nuk ka pasur kontakt me asnjë prej anëtarëve të tjerë të ekipit.

Portieri shqiptar e kreu ditën e djeshme tamponin, i cili e nxori pozitiv me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat