Mjekët e Belgjikës thonë se Hazard po “lëndohet nga stresi”, shpërthen Zizu: “Çfarë po thua!”

Futboll

Mjekët e Belgjikës thonë se Hazard po “lëndohet nga stresi”, shpërthen Zizu: “Çfarë po thua!”

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:24
Eden Hazard

Zinedine Zidane ka treguar se sa i mërzitur është Eden Hazard nëpër situatën që po kalon.

Ashtu si vitin e parë, Eden Hazardin po e ndjekin lëndimet edhe vitin e dytë me fanellën e “Los Blancos”, duket se ky ankth për të s’do të ketë fund.

Lëndimi që pësoi në humbjen befasuese 1-2 nga Alaves, nuk është i lehtë siç dukej në fillim – do të mungojë tre deri në katër javë.

Së fundmi, stafi mjekësor i Belgjikës befasoi duke thënë se “Hazard po lëndohet nga stresi”.

Për një gjë të tillë është pyetur edhe Zizu, që ka reaguar menjëherë: “Jo, çfarë po thua! Ai është shumë i fortë”.

“Është një tjetër lëndim për të, dhe shumë keq për ne. Janë gjëra që po ndodhin në shumë ekipe dhe duhet të ecim përpara.. Ai është i fortë. Nuk kam asnjë dyshim për lojtarin që është dhe që dua të vazhdojë këtu. Po kalon nëpër një situatë të vështirë dhe do ta ndihmojmë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat