Napoli pa shqiptarë

Futboll

Napoli pa shqiptarë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
Napoli pa shqiptarë

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani do të vazhdojnë të mbeten jashtë klubit të Napolit edhe për ndeshjen e radhës të skuadrës, e cila është në Ligën e Europës ndaj AZ Alkmar si pasojë e COVID-19.

Të dy futbollistët shqiptarë rezultuan pozitivë teksa ishin të grumbulluar me përfaqësueset respektive, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërkohë, edhe në testet e fundit, duket se virusi ende ka gjurmë te ta, ndaj është e pamundur të bashkohen rregullisht me skuadrën e kaltër.

Napoli do të luajë të enjten ndeshjen mjaft të rëndësishme për Grupin F në transfertën holandeze me AZ Alkmar, e cila mund të vendosë fatin e kualifikimit në fazën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat