​Dënohet Alvaro Morata

Futboll

​Dënohet Alvaro Morata

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Alvaro Morata

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata thuhet se ka marrë një dënim për dy ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq kundër Beneventos.

Raportime të shumëfishta në Itali zbulojnë se sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e barazimit 1-1 kundër “Streghe”, iu dha kartoni i kuq pas 97 minutash dhe për këtë arsye humbet derbin kundër Torinos këtë fundjavë dhe ndeshjen tjetër kundër Genoas.

“Calciomercato.com” raporton se Komisioni Disiplinor ka pezulluar sulmuesin “Bianconer” për dy ndeshje për shkak të ‘një shprehjeje mosrespektimi drejtuar arbitrit në fushë në fund të ndeshjes.”

Pirlo tashmë ka konfirmuar se Paulo Dybala do të jetë në stol kundër Dynamo Kievit nesër, pasi ai do të luajë në derbi kundër Torinos të Shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat