Lëndohet Milot Rashica

Futboll

Lëndohet Milot Rashica

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 07:03
Rashica

Milot Rashica është dashur të ndërpresë stërvitjet te Werder Bremen gjatë ditës së sotme.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit

Ky lëndim për Rashicën vjen pak ditë pas rikthimit në fushat e blerta.

Skuadra e Werder Bremen përmes një njoftimit të shkurtër ka bërë të ditur se Rashica është larguar nga stërvitja, pa dhënë detaje tjera rreth lëndimit.

Kujtojmë që Rashica kishte munguar edhe në katër sfidat e para të Werder Bremenit në Bundesligë, si dhe në ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor që Kosova i zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat