Fitore e madhe e Leipzigut

Futboll

Fitore e madhe e Leipzigut

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Fitore e madhe e Leipzigut

Leipzigu fitoi 3:4 në frymën e fundit ndaj Basaksehirit në Stamboll, duke vënë në presion dy ekipet pretendente në Grupin H, Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Deri në minutën e 43-të, skuadra gjermane udhëhiqte 0:2 me gola të Poulsenit dhe Mukieles, por në minutën e tretë shtesë të fraksionit të para shkurtoi diferencën në 1:2 Kahveci.

U duk sikur goli i Olmos në minutën e 66-të (1-3) e “vrau” përfundimisht sfidën, por Kahveci realizoi dy gola të tjerë në minutat 72’ dhe 85’, gjithsesi, në kohën shtesë Sorloth shënoi një gol me shumë peshë, duke i dhënë fitoren Leipzigut.

Në Grupin E, ku Chelea dhe Sevilla e kanë siguruar kualifikimin, Krasnodari fitoi 1-0 ndaj Rennes me gol të Berg, duke siguruar biletën për në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat