Davies rikthehet në stërvitje

Futboll

Davies rikthehet në stërvitje

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Davies rikthehet në stërvitje

Ditët e vështira kanë marrë fund për Alphonso Davies.

Mbrojtësi i majtë është rikthyer në stërvitje të plotë me Bayern Munich pas dëmtimit në kyç që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të gjysmës së sezonit.

Ai është jashtë që nga fitorja 5:0 ndaj Eintracht Frankfurt me 24 tetor.

Ai ka qenë vendimtar në suksesin fantastik të Hansi Flick që ka rrëmbyer pesë trofe në vitin 2020 dhe do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për ndeshjet e shumta në vazhdim të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat