Skuadrat e mëdha italiane mendojnë për Julian Draxler

Futboll

Skuadrat e mëdha italiane mendojnë për Julian Draxler

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
Julian Draxler

Julian Draxler pritet të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me parisienët.

Ai kishte disa oferta interesante gjatë verës, por në fund klubet e interesuara për të nuk arritën gjuhë të përbashkët me PSG-në për çmimin e lojtarit.

Lazio, Hertha Berlin e Arsenal ishin skuadrat që donin transferimin e Draxler në verë.

Gjithsesi lojtari ka vendosur të largohet në verën e vitit 2021 si agjent i lirë nga kryeqyteti francez.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A.

Skuadrat më të mëdha italiane, Roma, Juventus, Inter dhe Milan janë në kërkim të lojtarit.

Agjenti i Draxler ka pasur biseda me drejtuesit e këtyre katër skuadrave të mëdha italiane të cilat tani do të duelojnë mes vete se cila do ta bind lojtarin me ofertën më të mirë.

PSG ka kërkuar nga Draxler që të largohet në janar në mënyrë që të fitojnë ndonjë gjë nga shitja e tij, por gjermani ka refuzuar një kërkesë të tillë.

27-vjeçari që këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje është i vendosur të largohet nga Parc de Princes vetëm si lojtar i lirë në verën e vitit 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat