Skuadra shqiptare nga Ulqini shkëputet në krye të tabelës në kampionatin malazez

Futboll

Skuadra shqiptare nga Ulqini shkëputet në krye të tabelës në kampionatin malazez

Nga: K. G. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 16:17
Skuadra shqiptare Otrant Olimpik nga Ulqini

Skuadra shqiptare Otrant Olimpik nga Ulqini fitoi në minutat shtesë dhe shkëputet në krye të tabelës.

Otrant Olimpik ka vazhduar serinë pozitive, duke e mposhtur Bokelin e Kotorit me rezultat 1:0 në kuadër yë javës së 16-të në elitën e futbollit malazez.

Golin e vetëm të takimit për vendasit e shënoi Halil Muharemoviq, në minutën e dytë të kohës shtesë, duke i siguruar Otrantit tri pikë shumë të rëndësishme.

Sipas mediumit malazez, “Vijesti”, kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën nga Ulqini, e cila tashmë kryeson kampionatin me 30 pikë apo katër pikë më shumë se Buduçnosti, pesë më shumë se Mornari dhe gjashtë më se Sutjeska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat