Paçarada në shtatë minutat e fundit, St. Pauli tetë ndeshje pa fitore

Futboll

Paçarada në shtatë minutat e fundit, St. Pauli tetë ndeshje pa fitore

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:52
Paçarada në shtatë minutat e fundit, St. Pauli tetë ndeshje pa fitore

St. Pauli është në krizë të thellë të rezultateve, që nga 27 shtatori nuk ka shënuar fitore, nga koha kur e mposhtën me 4:2 Heidenheim-in. 

St. Pauli vazhdon me serinë e zezë, sot në udhëtim pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Braunschweig-u. 

St. Pauli, tetë ndeshje pa fitore, tre barazime e pesë humbje, që e fundosin në Bundesliga II.

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, u paraqitë nga minuta e 83-të për St. Paulin. 

Futbollistët Bar (67') e Kaufmann (82') shënuan për Braunschweig dhe Dittgen (2') për St. Paulin. 

Pas javës së 10-të, Braunschweig renditet në pozitën e 14-të me 11 pikë dhe St Pauli është në të 17-tën me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat