Rivaldo tremb tifozët e Barcelonës

Futboll

Rivaldo tremb tifozët e Barcelonës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Rivaldo tremb tifozët e Barcelonës

Rivaldo tremb tifozët e Barcelonës dhe thotë se Nejmar di diçka, prandaj ka vendosur të bëjë atë deklaratë për Lionel Mesin. Ish-sulmuesi katalanas shpreson shumë që t’i shikojë sërish të dy lojtarët në një ekip. 

“Kur Nejmar thotë që do të luajë me Mesin sezonin e ardhshëm, kjo do të thotë se di diçka. Sinqerisht mendoj se do të ishte diçka e bukur të luanin të dy, edhe pse te PSG-ja”, ka thënë ai.

“Nuk mendoj se Nejmar e ka thënë për të bërë presion. Ai ka informacione nga drejtuesit e PSG-së në lidhje me negociatat apo bisedat që Mesi mund të ketë me ata. Mesi dhe Nejmar flasin me njëri-tjetrin. Nejmar e di që kontratës së tij po i vjen fundi dhe po i thotë me stil PSG-së që të bëjë diçka për sezonin e ardhshëm”.

Sipas Rivaldos, është momenti ideal që francezët ta tentojnë. "Nuk duhet që të bisedojnë me Barcelonën për transferimin, sepse ai është lojtar i lirë. Mesi dhe Nejmar kanë raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe mund të luftojnë për Champions-in. Të gjithë e dimë forcën ekonomike që ka skuadra e PSG-së dhe mund të bëjë gjithçka për të kënaqur Leo Mesin. Për më tepër do të jetë edhe Mbape në skuadër”, është shprehur Rivaldo.

Sipas tij, Laporta ka thënë se Leo Mesi duhet t’i japë një mundësi të dytë Barcelonës, por ende nuk di që ka bërë ndonjë ofertë të jashtëzakonshme për Leon. "Ai mendon më shumë për të ardhmen e klubit dhe kjo është normale”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat