Lewa zbulon dy idhujt dhe “injoron” Messi-n e CR7: Nuk mund t’i kesh frikë nëse…

Futboll

Lewa zbulon dy idhujt dhe “injoron” Messi-n e CR7: Nuk mund t’i kesh frikë nëse…

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim. Polaku i Bayern Munich ka fituar gjithçka me klubin bavarez.

Në nivel personal, atij i ka shpëtuar nga duart Topi i Artë. Në fakt, për shkak të pandemisë, dhënia e çmimit prestigjioz është pezulluar, por FIFA do të japë çmimin The Best për më të mirin e vitit më 17 dhjetor.

“Marrja e çmimit The Best të FIFA-s do të ishte një vlerësim përt të gjithë skuadrën. Bayern ka patur një vit të pabesueshëm”, ka thënë Lewa.

“Konkurrenca me Messi, Cristiano, Mbappe dhe Neymar për çmimin? Nuk mendoj për këtë, sepse mendoj se gjëja më e rëndësishme është të analizohen rezultatet e të gjithë skuadrës në këtë sezon”.

“Nëse ke shënuar shumë gola dhe ke fituar gjithçka, mendoj se nuk ka asnjë me të cilin mund të krahasohesh”.

Për Mess-in: “Ndoshta do të duhet pritur 100 vite që të lindë përsëri një si ai. Me atë që ka bërë, është dhe do të jetë një nga më të mëdhenjtë e gjithë historisë”.

Për idhujt: “Kam patur dy: njëri ishte Henry E kam ndjekur shumë kur luante tek Arsenal-i. Tjetri nuk ka luajtur në pozicionin tim. Ishte Alessandro del Piero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat