Shtyhet ndeshja e Serie A

Futboll

Shtyhet ndeshja e Serie A

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Foto Ilustrim

Pas disa tentativave për të rifilluar lojën, tani është zyrtare; sfida e javës së 10 të Serisë A italiane, Udinese-Atalanta, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në stadiumin “Dacia Arena”, u bë e pamundur që kjo ndeshje futbolli të luhej, edhe pse tentativat e arbitrave dhe delegatit të sfidës ishin të shumta.

Në fillim kjo ndeshje u shty për 30 minuta, më pas edhe për 15 minuta të tjera, për ta kuptuar zyrtarisht se çfarë do të ndodhte me fatin e këtij takimi.

Nuk dihet ende se kur mund të luhet kjo sfidë, duke parë ngjeshjen e shumtë të kalendarit për shkak të fillimit me vonesë të kampionatit për arsye të gjendjes së Koronavirusit, por mesa flitet në mediat italiane, thuhet se ky takim mund të luhet në mesin e muajit janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat