Rënia e Messit

Futboll

Rënia e Messit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Rënia e Messit

Lionel Messi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këtë fillim të sezonit 2020/2021, ndërsa Andrea Pirlo beson se çështja e tij nuk ka të bëjë me aspektin sportiv.

Trajneri i Juventusit mendon se e gjithë drama që ndodhi në fund të edicionit të kaluar (kur argjentinasi e kërkoi largimin dhe klubi nuk e lejoi), ka ndikuar te kapiteni i Blaugranëve.

"Messi është në një periudhë të veçantë të jetës së tij, jo të karrierës së tij, sepse ka pasur një problem këtë verë. Ka të bëjë me faktin se a do të qëndrojë apo jo te Barcelona".

"Por gjatë ndeshjeve, gjithmonë i ka treguar vlerat e tij. Më shumë se aspekti i futbollit, ai ka një problem psikologjik, por nuk dua të përfshihem në këtë, sepse nuk ka të bëjë asgjë me ne".

"Messi është një fenomen dhe e ka dëshmuar këtë", ka deklaruar Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit që zhvillohet sonte (e martë) në "Camp Nou".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat