Zbulohet klauzola e çuditshme

Futboll

Zbulohet klauzola e çuditshme

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Zbulohet klauzola e çuditshme

Mario Baloteli ishte në kërkim të një skuadre për t’u aktivizuar këtë sezon duke parë që sfida e fundit ku sulmuesi ka luajtur datonte më 9 mars me fanellën e Breshias.

Pas vizitave mjekësore dhe firmës që do t’a lidhi me skuadrën e Monzas deri më 30 qershor të 2021, Administratori i Deleguar i klubit nga Brianca, Adriano Galiani ka bërë çmos që “SuperMario” të mos jetojë larg nga qendra stërvitore duke e përfshirë edhe në klauzolë në kontratën e tij dhe për këtë gjë, ish-drejtuesi i Milanit ka mundësuar që Baloteli të jetojë tek shtëpia e Kevin-Princ Boateng i cili e kërkoi me ngulm.

Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë pjesë e Milanit përpara disa sezonesh.

Vullneti i vetë Galianit ishte monitorimi nga afër i yllit të tyre të ri dhe për t’u rikthyer përsëri në atë “SuperMario” të shfaqur vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat