Premtimi i thyer i Messit

Futboll

Premtimi i thyer i Messit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Premtimi i thyer i Messit

Anësori i Cadiz, Alberto Perea, ka thënë se Lionel Messi nuk ia ka dhuruar fanellën atij, megjithëse i kishte premtuar para një ndeshjeje në La Liga.

Cadizi e mposhti 2:1 Barcelonën në Estadio Ramon de Carranza të shtunën dhe Messi ishte dukshëm i tërbuar.

Ai u pa duke ikur me zemërim drejt zhveshtores, duke mos ia varur Pereas të cilit i kishte premtuar se do t’ia dhuronte fanellën pas ndeshjes.

Megjithatë, ai ia kishte dalë ta merrte fanellën e Sergio Busquets.

“Messi më premtoi mua (se do të ma dhuronte fanellën). Por pastaj më tha se ia kishte dhuruar dikujt tjetër”, tregoi Perea për Canal Sur Radio.

“Nuk mendoj se ishte e vërtetë sepse ai ishte i zemëruar dhe mezi më shikoi. Në fund shkova të Busquets, i cili ma dhuroi fanellën dhe të cilin e njoh personalisht. Fanella e tij është shumë e mirë për koleksionin tim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat