Motra e Ronaldos tallet me Messin

Futboll

Motra e Ronaldos tallet me Messin

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:03
Motra e Ronaldos tallet me Messin

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro është tallur me Lionel Messin në “Instagram” pas takimit të tyre të fundit

Në kthimin e tij në “Camp Nou”, për takimin e parë midis Ronaldos dhe Messit që nga viti 2018, Ronaldo shënoi dy penallti për Juventusin në fitoren 0:3 në takimin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Motra e Ronaldos postoi një fotografi në Instagram teksa kishte një shkrim.

“Mbreti im. Më i madhi i të gjitha kohërave. Krenaria e jetës sime”, kishte shkruar ajo në rrjetin social.

Messi dhe Ronaldo u përqafuan dhe respektuan njëri-tjetrin para dhe pas ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat