Hulk largohet nga Kina

Futboll

Hulk largohet nga Kina

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:31
Hulk largohet nga Kina

Sulmuesi i njohur brazilian, Hulk ka njoftuar se është larguar nga kampionati i futbollit kinez.

Skuadra e njohur e Premierligës, Wolves është e interesuar për një transferim me parametra zero.

Sipas, Wayne Veysey i “Football Insider”, thuhet se Hulk tashmë është i interesuar për një kalim në elitën e futbollit anglez.

Wolvesi po përballet me një mungesë të rëndësishme, pasi që sulmuesi, Raul Jimenez i është nënshtruar një operacioni pas përplasjes me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz.

Meksikani vizitoi shokët e tij dhe menaxherin, Nuno Espirito Santo në stërvitje sot dhe megjithëse ishte në humor të mirë, ai ka të ngjarë të mos kthehet në fushë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat