Skënderbeun e pret prova e “zjarrit”

Futboll

Skënderbeun e pret prova e “zjarrit”

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Skënderbeun e pret prova e “zjarrit”

Skënderbeun e pret prova e “zjarrit” me Kukësin, Ahmataj merr informacione për verilindorët!

Skënderbeu vijon nga Durrësi përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Pas humbjes me Apoloninë, trajneri Ahmataj ka filluar menjëherë punën për ndeshjen ndaj Kukësit, sërish në transfertë.

Trajneri Ahmataj ka kërkuar informacionet e detajuara për kundërshtarin, sidomos për tri ndeshjet e fundit, takime të cilat stafi teknik pritet t’i analizojë me qetësi.

Për fat të mirë, stafi mund të mbështetet te një grup i kompletuar lojtarësh, duke pasur mundësinë të bëjë zgjedhjet e duhura në formacion.

Sot pritet që ekipi të zhvillojë edhe analizën e rastit në prag të Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat