Disa klube ankohen

Futboll

Disa klube ankohen

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Disa klube ankohen

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, ka deklaruar se futbolli duhet të përjashtohet nga masat izoluese të koronavirusit, duke u bërë thirrje klubeve të Premier Leagues të bindin Qeverinë që të lejohen tifozët t’i ndjekin ndeshjet.

Pas konfirmimit se Londra dhe pjesë e Exxesit dhe Hertfordshire do të hyjnë në fazën e tretë të kufizimeve, Arsenali, Fulhami dhe Ëest Hami nuk do të jenë në gjendje të presin tifozë për ndeshjet e së merkurës, pavarësisht se biletat ishte shitur.

Lampardi ka thënë se klubet në zonat e nivelit të dytë kufizuese mund të krijojnë një mjedis të sigurt për tifozët në stadiume. Ai ka shtuar se derisa disa skuadra mund të luajnë pa tifozë e disa po, kjo shkakton një pabarazi mes ekipeve, raporton theguardian.

Unë me siguri do ta mbështes atë dhe shpresoj se edhe të tjerët mund ta bëjnë. Nëse është e mundur, ajo gjithmonë do varet nga Qeveria.

Nuk po përpiqem t’i anashkaloj vendimet sepse ndoshta ata kanë më shumë detaje për pandeminë sesa unë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat