Ja e vërteta për Hysajn e Rrahmanin

Futboll

Ja e vërteta për Hysajn e Rrahmanin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Ja e vërteta për Hysajn e Rrahmanin

Rafaele Kanoniko, kryemjeku i skuadrës së Napolit, ka folur për atë me të cilën u përballën dy futbollistët me gjak shqiptarë, Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit, të cilët pasi kishin rezultuar negativ për ndeshjen e javës së kaluar në kampionat, papritur dolën pozitive me Koronavirus, përpara duelit të Ligës së Europës. “Pse ekziston kjo diferencë në vlerësimin e tamponëve, siç ndodhi me Hysajn e Rrahmanin?

Tashmë edhe ne mjekët e muskujve dhe terapive po bëjmë më shumë rolin e doktorëve të COVID-it sesa punën për të cilën jemi të specializuar, – bën hyrjen e tij Rafaele Kanoniko.

– Po flisja në mëngjes me profesor Portelën, sepse deri tani kishin ndodhur disa raste kur futbollistë, apo atletë të rëndësishëm pasi e kishin mposhtur një herë Koronavirusin, pra ishin negativizuar, papritur janë parë sërish pozitiv, por brenda pak orësh apo ditësh sërish negativë.

Kjo ndodh sepse ka një spostim celulash, ndaj mund të ndodhë që gjatë një qarkulli të celulave të vdekura të virusit të ndodhë që një tampon ti mbledhë ato dhe në ekzaminim të rezultojë, sikur ai ka mbledhur material të rrezikshëm.

Prandaj, i tillë ishte edhe rasti ynë te Napoli me Hysajn e Rrahmanin”, shpjegoi mjeku për radio “Kiss Kiss Napoli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat