Paratici: Papu Gomez?

Futboll

Paratici: Papu Gomez?

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Paratici: Papu Gomez?

Çështja e Alejandro Gomezit te Atalanta ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane që kanë shprehur interesin e tyre për futbollistin, por nuk është kështu për Juventusin.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici e mohoi kategorikisht interesimin për 32-vjeçarin, që me shumë mundësi, pas situatës së krijuar me trajnerin Gaperini, do të largohet nga Atalanta gjatë merkatos së janarit.

Drejtuesi i “Zonjës së Vjetër”, deklaroi se Gomez është një futbollist shumë i mirë, por nuk bën pjesë në planet për merkaton e skuadrës.

Paratici gjithashtu shtoi se të gjithë në klub janë të lumtur me lojtarët që janë në dispozicion të trajnerit Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat