Dede vlerëson Skënderbeun

Futboll

Dede vlerëson Skënderbeun

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Dede vlerëson Skënderbeun

Nevil Dede ka komentuar përballjen që do të ketë Tirana kundër Skënderbeut në ndeshjen e radhës.

Mes një vlerësimi të madh për ekipin që ka bërë histori në futbollin shqiptar, tekniku i bardhebluve ka vlerësuar së tepërmi korçarët. Ndërkohë më tepër fjalë nuk ka për Vllazninë, një skuadër me histori të madhe që ka dalë nga pritshmëritë në këtë sezon të ri, duke ditur gjendjen e tyre në vitet e fundit.

“Skënderbeu duhet që të vlerësohet për historinë që ka. Mund të bëjnë gjëra të mira dhe ne po shkojmë në një qytet që ka bërë histori.

Po mendojmë vetëm për Skënderbeun dhe ana jonë psikologjike është e mirë. Tani na duhet qetësi dhe minuta. Sasraku është lojtari me shujmë rëndësi për ne. Ndërkohë Muçi po rritet në çdo ndeshje. Batha po shënon, ndërsa edhe mbrojtja po bën mirë.

Vllaznia? Di që kanë marrë shumë pikë, por nuk më takon të bëj analistin. Nuk e parashikova këtë ecuri, megjithatë nuk jam Zoti që të di gjithçka”, u shpreh Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat