Milani transferon yllin e Chelseat?

Futboll

Milani transferon yllin e Chelseat?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:07
Milani transferon yllin e Chelseat?

Klubi italian, Milani është i interesuar për transferimin e sulmuesit francez të Chelseat, Olivier Giroud.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Milani dëshiron të nënshkruajë me francezin Giroud në muajin tjetër, atëherë kur hapet afati kalimtar i dimrit.

Ky transferim do vinte veçanërisht si pasues i Zlatan Ibrahimovic, i cili po lufton shumë kohëve të fundit me dëmtime.

Pa kontratë në qershor, Rossonerët presin që Chelsea të shesë për një tarifë të ulët – nëse Giroud zgjedh të bëjë presion për t’u larguar.

Nga ana e tij, veterani francez tani është i prirur të qëndrojë me Blutë, ku tani ka një diskutim në lidhje me një kontratë të re.

Në Milano, ka shqetësime se Ibrahimovic nuk do të shihet në fushë deri në fund të janarit dhe duan me çdo kusht një sulmues të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat