“Haaland dhe Moukoko mund të luajnë së bashku”

Futboll

“Haaland dhe Moukoko mund të luajnë së bashku”

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:58
Erling Haaland

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic është i hapur për të luajtur në sulm me dyshën Erling Haaland dhe sulmuesin më të ri, tinejxherin Youssoufa Moukoko.

Erling Haaland mund të luajë bashkë me Youssoufa Moukoko kur të rikthehet nga lëndimi në janar, ka thënë trajneri i përkohshëm i Borussia Dortmund Edin Terzic.

Sulmuesi Haaland ka qenë në formë të mirë për Dortmundin para se të lëndohet në kofshë gjatë stërvitjeve në fillim të këtij muaji, lëndim që e la atë jashtë fushave për gjashtë ndeshje.

“Ne tashmë jemi duke menduar që të luajmë bashkë me Erling dhe Youssouda në të njëjtën kohë… pse jo?”, ka thënë Terzic të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes për Kupën e Gjermanisë që Dortmund do ta zhvillojë kundër Eintracht Braunschëeig.

Haaland, i cili ka shënuar 17 gola në të gjitha garat për Dortmundin këtë sezon, nuk do të luajë as në ndeshjen e dytë kundër Braunschëeig pasi që është duke vazhduar rikuperimin nga lëndimi.

Megjithatë, Terzic – i cili e mori detyrën deri në fund të këtij sezoni pas largimit të Lucien Favre para më pak se një javë – ka thënë se norvegjezi mund të kthehet më herët për shkak se rikuperimi ka shkuar mirë.

“E kam parë për herë të parë sot”, tha Terzic. “Ne jemi të lumtur që ta shohim rikthimin e tij. Ai është në orar të kthehet qysh në fillim të janarit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat