​Serie A – Programi i ditës së martë

Futboll

​Serie A – Programi i ditës së martë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Serie A rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të cilat do të zhvillohen në kuadër të programit të ditës së martë.

Ndeshja hapëse do t’i takojë dy skuadrave Crotone dhe Parma. Crotone gjendet në fund të tabelës, ndërsa Parma e 15-ta dhe shihet si favorit në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, menjëherë pas ndeshjes Crotone dhe Parma, do të zhvillohet ndeshja interesante mes Juventus dhe Fiorentinas. Pas 13 xhirosh, “Zonja e Vjetër” ka arritur të regjistrojë 7 fitore dhe 6 barazime, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë me 27 pikë. Kurse, Fiorentina ka arritur që pas 13 ndeshjeve të arkëtoj vetëm 11 pikë, me dy fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A së bashku me orar të ndeshjeve e gjeni të bashkangjitur më poshtë:

18:30 Crotone (20) – Parma (15) (Stadiumi Ezio Scida)

21:00 Juventus (3) – Fiorentina (16) (Stadiumi Allianz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat