Mediat franceze lavdërojnë Zenelin

Futboll

Mediat franceze lavdërojnë Zenelin

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Mediat franceze lavdërojnë Zenelin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka nisur të bëhet i rëndësishëm te skuadra e Reimsit në Francë. Mediumet në Francë kanë shkruar se Zeneli në kohën e fundit është duke marrë më shumë përgjegjësi te Reimsi.

“Ndikimi i tij në ekip kohët e fundit, në çdo rast është i dukshëm”, ka shkruar lunion.fr të martën.

Zeneli në tri ndeshjet e fundit ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Ai vetëm para pak muajsh është kthyer nga lëndimi që e ka mbajtur gjatë jashtë fushës, ndërsa ka nisur ta shtrijë ndikimin te skuadra elitare e Francës. Zeneli në 12 ndeshje ka kontribuar me një gol e dy asistime.

Ai kësaj skuadre iu bashkua në janar të vitit 2019 nga Heerenveenit, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat