Gega për golin e anuluar: Po ia lë studiove ta analizojnë

Futboll

Gega për golin e anuluar: Po ia lë studiove ta analizojnë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Gega për golin e anuluar: Po ia lë studiove ta analizojnë

Dita e sotme shënon edhe nisjen e fazës së dytë të Kategorisë Superiore. Kukësi-Tirana ishte sfida më e rëndësishme e ditës së sotme, e cila ka përfunduar me shifrat 0-0. Rrjetat kanë mbetur të paprekura përgjatë gjithë minutave, ndërsa në pjesën e dytë arbitri anulon një gol të shënuar nga sulmuesi Eze. Pas përfundimit të takimit kanë folur për Supersport edhe protagonistët e ndeshjes.

Gega (Kukësi): “Më erdhi keq që ndodhi ashtu, por ky është futbolli. Shpresoj që rrugës t’i rekuperojmë. Goli i anuluar i Ezesë? Njerëzit që e kanë parë, besoj se lojtari i Tiranës ka qenë më prapa se Eze. Arbitra kishte 6 në mos gaboj. Megjithatë arbitri anësor ka qenë pak me vonesë. Por unë nuk kam protestuar.

Jam treguar i qetë dhe nuk kam humbur përqendrimin nga ndeshja.

E para luajtëm kundër Tiranës. jo për t’i dhënë superlativa, por për 90 minuta është e vështirë të mbash të njëjtin ritëm. Ne luajtëm pjesën më të madhe në një fushë dhe kur ndodh kjo lë edhe hapësira pas. Golin e anuluar ia lëmë studiove ta analizojnë. Megjithatë mendoj se arbitrat gabojnë. Edhe ne trajnerët gabojmë“.

Dede (Tirana): “Po të shtynim pak më shumë mund të godisnim kundërshtarin. Ka pak diferenca.

Ndoshta skuadrat janë shumë të forta në mbrojtje. Është një skuadër e re. Janë 2 apo 3 emra. Është e vërtetë që nuk krijojmë dot shumë përpara. Por jam i kënaqur me punën e akademisë. Ferhan Hasani? E di që janë në negociata. Kemi edhe probleme që presim, Celhaka, Kale. Është një pasqyrë dhe duhet të pranojmë realitetin".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat