Ronaldo shkakton polemika

Futboll

Ronaldo shkakton polemika

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Ronaldo shkakton polemika

Cristiano Ronaldo së fundmi ka shkaktuar polemika.

"La Gazzetta dello Sport" raporton se sulmuesi i Juventusit ka vendosur të kalojë pushimet e tij në Dubai pa karantinë duke thyer rregullat e Covid-19.

Dhe raporti pretendon se Ronaldo nuk do të jetë lojtari i vetëm i "Zonjës së Vjetër" që largohet nga Torino dhe Italia këto Krishtlindje.

Tre ose katër futbollistë të tjerë të ekipit kishin të njëjtën ide, duke fluturuar për në vendet me më pak kufizime për COVID-19.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", zbulohet se futbollistët nuk kanë të njëjtat probleme për t'u kthyer në Itali, pasi dekreti parashikon që ata që kthehen nga jashtë midis 21 dhjetorit dhe 6 janarit duhet të qëndrojnë të izoluar.

Por futbollistët mund të stërviten të izoluar, me teste të rregullta dhe të kenë kontakt vetëm me grupin e ekipit, duke kryer prova të rregullta në ditët pas kthimit të tyre.

Diskutimi për pushimet e lojtarëve tashmë ka filluar, në një kohë kur shumë familje në Itali nuk do të jenë në gjendje të bashkohen dhe të festojnë së bashku, kjo ka shkaktuar polemika sa i përket aplikimit të rregullave nga zyrtarët italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat