Inzaghi për Muriqin: Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij

Futboll

Inzaghi për Muriqin: Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Vedat Muriqi

Pas humbjes me Milanin në shifrat 3-2, tifozët e Lazio-s kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke bërë komente negative për Vedat Muriqin.

“Fenerbahçe na ka vjedhur. Muriqi nuk është as për Serinë B. Çfarë dështimi nga Tare”, janë disa prej komenteve më të përmendura.

Sulmuesi shqiptar hyri që në pjesën e parë pas dëmtimit të Correas, por sërish nuk arriti që të realizonte golin e parë në Serie A.

Kjo e dëmton së tepërmi Muriqin në aspektin psikologjik, duke mbajtur mbi supe edhe sulmet e tifozëve, përtej faktit që nuk po arrin të thyej akullin në Itali.

I pyetur nga gazetarët pse zgjodhi të fuste Muriqin përpara një sulmuesi më produktiv si Caicedo, Inzagi ka treguar ka thënë: “Caicedo ka dalë nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij”, ka thënë Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat