Juventus-Napoli luhet për ‘Shën Valentin’

Futboll

Juventus-Napoli luhet për ‘Shën Valentin’

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Foto Ilustrim

Juventus-Napoli do të luhet, por kur? Liga e Serisë A nuk ka ende një datë në një kalendar të ngjeshur.

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit të Garancisë kanë nisur të diskutohen edhe hipotezat e mundshme për spostimin e finales së Superkupës ose për ta shtyrë gjithçka në fund të sezonit, në maj. Por tani lind edhe hipoteza për në shkurt.

Sipas “Corriere dello Sport”, po shqyrtohet mundësia për luajtjen e kësaj sfide më 14 shkurt, ditë që është në program sfida e kthimit në “Maradona”, por që në këtë rast do të shtyhej dhe do të vendosej një tjetër datë brenda fundit të sezonit.

Janari duket se është përjashtuar si mundësi, duke qenë se ka shumë impenjime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat