Largohet nga Shkëndija

Futboll

Largohet nga Shkëndija

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:06
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi largohet nga Shkëndija, transferohet në kampionatin bjellorus!

Pas rreth një viti me fanellën e Shkëndijës së Tetovës, fantazisti Valon Ahmedi është larguar sërish nga Maqedonia e Veriut, këtë herë për t’u transferuar në Bjellorusi, ku do të luajë për skuadrën e Shakhtar Soligorsk.

Lajmi është dhënë nga mediat maqedonase, sipas të cilave palët kanë ditë që negociojnë dhe më në fund kanë arritur marrëveshjen, ndërsa Ahmedi ka fluturuar menjëherë drejt Bjellorusisë, ku do t’i bashkohet skuadrës së re.

Fantazisti 26-vjeçar ka një karrierë shumë të pasur në Europë, pasi më herët ka veshur fanellat e skuadrave si Maribor, Celje e Inter Zapresic, ndërsa në nivel përfaqësueseje ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat