Gomez do t'i bashkohet Interit në janar

Futboll

Gomez do t'i bashkohet Interit në janar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Gomez do t'i bashkohet Interit në janar

Papu Gomez do të largohet nga Atalanta Në janar për t'u bashkuar Interit.

Siç bën të ditur Tuttomercatoweb, Interi ka arritur në parim marrëveshje me Atalantan për transferimin e Gomezit dhe po negocion me mesfushorin rreth kontratës së tij.

Interi është pajtuar të paguajë dhjetë milionë euro dëmshpërblim për Gomezin, i cili te ekipi i ri pritet të ketë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Gomez 32-vjeçar, do të largohet nga Atalanta për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Gian Piero Gasperini.

Mesfushori ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022 dhe te Interi shihet si përforcim ideal për mesfushën.

Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 16 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat