Fernandes barazon rekordin e Ronaldos tek Man Utd

Futboll

Fernandes barazon rekordin e Ronaldos tek Man Utd

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Bruno Fernandes

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, ka barazuar rekordin me Cristiano Ronaldon tek skuadra e Manchester United.

Bruno Fernandes u bë lojtari i parë portugez që nga Cristiano Ronaldo që shënoi 10 gola në një sezon të Premier League.

Por dallimi mes lojtarëve është se Cristiano Ronaldo kishte start më të ngadalshëm, ai nuk filloi të prodhonte numra dy shifëror deri në sezonin e tij të tretë, përkatësisht vitin 2007, ndërsa Fernandes e ka bërë këtë që nga fillimi.

‘Më pëlqen, kemi një ekip të mirë përreth meje dhe ata më ndihmuan që nga fillimi’, tha ai për ‘BBC’.

‘Ata më japin besim dhe kur e ke atë mbështetje pas vetes, ndihesh më mirë’ tha 26 vjeçari.

‘Ne po kërkojmë të fitojmë ndeshje. Nëse përqendrohesh te skuadrat e tjera, atëherë nuk përqendrohesh në atë që mund të bësh”, përfundoi Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat