Hysaj në radarin e Romës

Futboll

Hysaj në radarin e Romës

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj thuhet se është bërë cak i Romës për përforcimin e mbrojtjes.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, shqiptari është në radarin e Romakëve të cilët dëshirojnë të përmirësojnë mbrojtjen. Trajneri i Romës, Paolo Fonseca, ka zgjedhur këtë sezon formacionin 3-4-3 dhe si duket ka pasur arsye për këtë zgjedhje.

Arsyeja mund të jetë që Fonseca nuk ju beson mbrojtësve të krahut dhe tani Roma dëshiron të sjellë kualitet duke blerë një lojtar si Hysaj. Ndoshta me inkuadrimin e Hysaj në skuadër, “Giallorossët” mund të rikthehen në formacionin e preferuar 4-3-3.

Roma ka emëruar Tiago Pinto nga Benfica si menaxherin gjeneral të klubit dhe ai tashmë po punon për të nënshkruar lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit.

Bryan Reynolds nga FC Dallas ishte fillimisht caku i romakëve dhe raportohet se oferta ishte pranuar, por agjenti i lojtarit ësthë bërë problem me kërkesat e mëdha për 19 vjeçarin.

Elseid Hysaj është një tjetër lojtar në listën e blerjeve të Romës pasi përfaqësuesi shqiptar pritet të largohet nga Napoli si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij verën e ardhshme, dhe ai duket të jetë opsion i mirë dhe më pak i kushtueshëm.

Agjenti i tij Mario Giuffredi i ka thënë për “Football Italia” se prioriteti i mbrojtësit është të kërkojë ofertën më të mirë të mundshme dhe, Roma po konsideron ta nënshkruajë atë si lojtar të lirë ose në afatin kalimtar të janarit për një shumë të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat