Lippi: Milan e Inter favoritë për titull

Futboll

Lippi: Milan e Inter favoritë për titull

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Marcello Lippi

Ish trajneri i mirënjohur, Marcello Lippi, ka dhënë mendimin e tij se kush do të fitoj titullin e kampionit në Serie A.

Në një intervistë për “QS”, Lippi favorizon ekipet e Milanos, Milanin dhe Interin për Scudetton. Por, çfarë thotë ai për Juventus? Ai nuk e përjashtoi mundësinë e fitimit të Scudettos nga “Bianconerët” por se me këtë lojë siç zhvilluan ndaj Fiorentinës ai thotë se nuk do mund t’ja dalin.

“Inter është pretendent për titull, ashtu si dhe Milan që nuk lëshon rast. Sipas meje ka tendencë të nënvleftësohet ky sezon. Sezoni i kaluar përfundoi në gusht dhe menjëherë filloi sezoni i ri që do të thotë se ka lojtarë të lodhur”, tha ai.

“Titullin e fiton ai që mund të menagjojë më së miri lodhjen dhe formën e lojtarëve. Juventus? Nuk është jashtë garës aspak, pavarësisht formës që ka pasur. Por, nëse vazhdojnë të luajnë sikur kundër Fiorentinës nuk do shkojnë gjëkundi”, përfundoi Marcello Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat