Merr fund gjithçka

Futboll

Merr fund gjithçka

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Modriç

Modriç do të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2022. Marca raporton se është arritur akordi për rinovimin e kontratës.

Pavarësisht 35 viteve mbi supe, Luka Modric vijon të jetë një nga pikat më të forta të Real Madridit dhe kjo dëshmohet edhe nga aktivizimi në të 20 ndeshjet që kryeqytetasit spanjollë kanë luajtur këtë sezon mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.

Kontrata e kapitenit të Kroacisë skadon në fund të këtij sezoni, por siç raportojnë mediat madrilene, MARCA, është arritur marrëveshja mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një tjetër vit.

Zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme dhe me kontratën e re Modriç do të mbetet te Reali deri në verën e 2022-shit, kohë kur do të plotësojë edhe plot një dekadë me fanellën e “Los Blancos”, një periudhë shumë e lavdishme kjo për kroatin, që ka fituar trofe të shumtë me madrilenët, mes të cilëve edhe Topin e Artë në vitin 2018.

Ai e ka veshur 363 herë fanellën e Realit, ka shënuar 25 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat