Telashe me Messin

Futboll

Telashe me Messin

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Telashe me Messin

Pas dy ditësh Barcelona sfidon në shtëpi skuadrën e Eibar për LaLiga dhe sipas asaj, që raporton Mundo Deportivo, Koeman nuk do të llogarisë shërbimet e Leo Messit në këtë ndeshje.

Argjentinasi ndodhet në Argjentinë prej ditësh, ku ka shkuar për të festuar Krishtlindjet me të afërmit e tij dhe trajneri i ka dhënë pak kohë më shumë pushim, për të mos u sforcuar në kthimin e tij në Spanjë.

Kështu, Leo do të qëndrojë pak më shumë në atdheun e tij dhe do të rinisë stërvitjen me skuadrën ditën pas ndeshjes me Eibar.

Kjo është hera e disatë, që Koeman e lë pushim Messin, me argjentinasin, që ende nuk shihet i frymëzuar në lojën e tij, siç ka qenë zakonisht në këto dy dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat