Celtic refuzon ofertën

Futboll

Celtic refuzon ofertën

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Celtic refuzon ofertën

Sulmuesi 22-vjeçar Odsonne Edouart ishte një nga emrat që Milani provoi të marrë në janar, por hasi menjëherë në refuzimin e gjigantëve skocezë të Celtic, të cilët kanë edhe kartonin e futbollistit.

Sipas mediave skoceze, drejtuesit e Celtic kanë refuzuar të heqin dorë nga sulmuesi në këtë periudhë të sezonit, duke qenë se këtë sezon duan të fitojnë titullin e 10 kampion radhazi.

Megjithatë skocezët janë të hapur për shitjen e Edouard në merkaton e verës, por duke parë edhe interesimin e klubeve si Leicester e Arsenal, nuk duan të heqin dorë prej tij, pa arkëtuar një shifër prej minimalisht 30 milionë eurosh.

Kjo shumë konsiderohet e lartë nga dyshja Maldini-Massara, të cilët duan të shpenzojnë shumë më pak dhe momentalisht janë përqendruar te 21-vjeçari italian Gianluca Scamacca, i cili është në pronësi të Sassuolos, por i dhënë në huazim te Genoa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat