Ibra synon rikthimin kundër Cagliarit?

Futboll

Ibra synon rikthimin kundër Cagliarit?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Ibra synon rikthimin kundër Cagliarit?

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç do të bëj testet mjekësore nesër dhe sipas raporteve mund të rikthehet në fushë më 18 janar kundër Cagliarit

Sky Sport Italia raporton se suedezi kishte vështirësi për t’u rikthyer menjëherë pas pushimeve të Krishtlindjeve, derisa komplikime ka pasur edhe me Hakan Calhanoglu e Franck Kessie shkaku i transferit derisa veterani nuk është parë sonte në stërvitje të Milanellos.

39 vjeçari, sipas kësaj media, ka bërë një ekzaminim mjekësorë për të kuptuar se sa zgjat lëndimi nesër.

Zlatan është jashtë prej fitores 3-1 kundër Napolit në nëntor dhe raporti tregon që ai synon rikthimin e tij kundër Cagliarit më 18 janar.

Klubi nuk dëshiron që të rrezikoj për ta humbur më gjatë lojtarin dhe nuk po ngutet për ta kthyer atë kështu që ai do të mungojë edhe kundër Juventusit më 6 janar.

Ai do të mësojë më shumë për lëndimin e tij nesër pas ekzaminimeve mjekësore. Suedezi ka shënuar më 2020 22 gola prej që u kthye të Milani në janar dhe sipas Tuttosport do të vendos shumë shpejt për të ardhmen e tij në klub.

Kontrata e Ibrahimoviç skadon në qershor të vitit 2021 dhe klubi po punon për ta gjetur një zgjidhje që ta mban atë më gjatë në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat