Sezon zhgënjyes

Futboll

Sezon zhgënjyes

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Sezon zhgënjyes

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare po përballet me kritikat e ashpra të tifozëve bardhekaltër rezultatet jo bindëse të skuadrës në fushë si pasojë e merkatos jo rezultative.

“Il Messaggero” shkruan se Tare konsiderohet përgjegjësi kryesor për paraqitjet zhgënjyese të Vedat Muriqit dhe Mohamed Faris në fushë duke u konsideruar si blerje të dështuara.

Sulmuesi i Kosovës flitet se mund të kthehet te Fenerbahçe në formë huazimi gjatë janarit, por Lacio nuk pranon një opsion të tillë.

Edhe pse është lavdëruar si njëri prej drejtorëve më të mirë sportive në Itali, ecuria zhgënjyese e këtij sezoni ka bërë që tifozët e Lacios t’i kërkojnë llogari Tares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat