Pioli befasohet

Futboll

Pioli befasohet

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
Pioli befasohet

Stefano Pioli kishte programuar një seancë stërvitore fakultative ditën e sotme, para nisjes së atyre me detyrim nesër, por u befasua kur pa t’i rreshtoheshin para syve 16 futbollistë nga ekipi i parë dhe tre nga ekipi i të rinjve.

Thuajse të gjithë, me përjashtim të të dëmtuarve dhe atyre që patën probleme vonese me fluturimet, u paraqitën në seancën e sotme stërvitore, shenjë kjo e gatishmërisë dhe dëshirës për të ndenjur e punuar bashkë.

Nesër pritet që të jenë të gjithë në dispozicion të Stefano Piolit, ndërsa stafi mjekësor do të kryejë ekzaminimet e Ibrës, Kjaer dhe Bennacer, të cilët janë të dëmtuar dhe pritet të verifikohet ecuria e rikuperimit.

Paraprakisht mund të thuhet se nga të tre, më pranë rikthimit është mbrojtësi danez Simon Kjaer, por asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë në dispozicion të Piolit për transfertën e të dielës ndaj Beneventos.

Dëshira e Piolit është që të paktën Kjaer ta ketë gati për të mërkurën e ardhshme, kur Milani të përballet me Juventusin në “San Siro”, ndërsa Ibra maksimumi mund të ulet në pankinë ndaj bardhezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat