FIGC ndryshon rregulloren

Futboll

FIGC ndryshon rregulloren

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
FIGC ndryshon rregulloren

Një futbollist mund të luajë me 3 skuadra të ndryshme përgjatë një sezoni. Në Itali kanë vendosur të ndryshojnë duke filluar që nga sezoni 2021-2022.

FIGC, Federata Italiane e Futbollit ka bërë një ndryshim në rregullore.

Lojtarët profesionistë do të kenë mundësinë për t’u aktivizuar me më shumë se dy klube gjatë një sezoni.

“Një futbollist profesionist mund të regjistrohet, qoftë përherë apo në mënyrë të përkohshme, deri me tre klube të ndryshme gjatë një sezoni“, lexohet në postimin zyrtar të FIGC.

Një lajm shumë i rëndësishëm ky pasi ka futbollistë që aktivizohen me një skuadër për pak minuta në fillimin e sezonit dhe më pas nëse ndërrojnë skuadër në verë, aktualisht përfshirë edhe këtë sezon e kanë të pamundur të lëvizin sërish në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat